Lajme

Mjeku Shqiptar : Pas dates 25 do te kete renie te te prekurve dhe kjo situate nuk besoj se do te shkoj me shume se

Posted on

Mjeku shqiptar Kita Sallabanda, i cili prej vitesh punon në Spanjë, tha se epi. demia pritet të vazhdojë të paktën edhe për një periudhë 2 mujore, ndërkohë që Spanja parashikon të fillojë rënien të paktën pas datës 25 Mars.

Ndërsa po shënon një rritje të vazhdueshme numri i të prekurve, mjeku shqiptar tha se Spanja nuk përfitoi nga ajo që i ndodhi Italisë.

“Spanja nuk përfitoi nga ajo që i ndodhi Italisë, u morën vendime politike të gabuara, u lejuan man. ifestime në 8 Mars, u lejua bërja e një kongresi dhe ditën tjetër u bë situatë alarmi. Nuk morëm eksperiencën e Kinës, nuk morën eksperiencën e Italisë.

Tani kanë filluar të merren masa shumë rigoroze. Koronavirusi nuk është një problem shëndetësor, gjithë shoqëria duhet të përballet dh duhet të marrim të gjitha masat. Spanja ëhstë prekur në sistem.

Unë vij nga një spital me 1 mijë shtretër dhe dy pavijonë kanë mbetur të paprekur, i pediatrisë dhe gjinekologjisë. Mendojmë që nga data 25 të arrijmë thyerjen e kurbës dhe të bjeri” tha Dr. Sallabanda.

Lidhur me masat e marra nga autoritetet spanjolle për të përballuar fluksin, mjeku tha se hotelet janë kthyer në spitale. “Kemi thirrur të gjithë studentët e vitit të 5 dhe 6 dhe kemi krijuar konceptin e hoteleve të spitalizuar.

Të gjitha spitalet private janë vënë në funksion të të sëmureve më koronavirus. Hotelet janë komplet të mbyllura dhe në një krahë vihen të sëm.urët me lehtë atje punojnë studentët e vitit 5 dhe 6 dhe në krahun tjetër lirojmë spitalet”.

Por ndërkohë, lidhur me izolimin e qytearëve mjeku u shpreh se daljet e tyre janë plotësisht të ndaluara.”Unë duhej të ikja në një kiru.rgji urgj.ente dhe m’u desh të tregoja dokumentin, sepse do më kishin vënë një gjo.bë nga 600 deri në 6 mijë euro.

Ka patur një rast të një çifti që u gjo.bit 2 herë brenda ditës. Nuk është ndërprerë zona produktive, por qytetarët nuk mund të dalin në asnjë orar. Për 2 muaj ne mendojmë që epidemia do të zgjasë.

Piku në Madrid mendohet të bjerë nga data 25 dhe në dy javët e para të Prillit mund të jetë situate më e lirë. Edhe 2 muaj jemi në rre.zik”, u shprej mjeku.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte