Lajme

‘Mjeshtra të manipulimit’, si qëndron e vërteta e hel mimit të nxënësve në Fier?

Të tjera fakte kanë dalë në dritë lidhur me incidentin e djeshëm në Fier ku 6 nxënës të gjimnazit “Janaq Kilica”, u dërguan me urgjencë në spital për shkak të hel mimit.

Ish-deputeti dhe kreu i PD në Fier, Luan Ba֛çi, ka bërë publik sot një video dhe fakte për mënyrën si realisht rrodhi ngjarja.

Ai ka quajtur qeverinë Rama si ‘një mjeshtre’ e manipulimit të fakteve.

Sipas Baçit, Armando Subashi, kryebashkiaku socialist i Fierit, publikoi një video ku tregonte se për mbrojtjen e fëmijëve po bëhej dezinfektimi i shkollave.

Por si duket në vend të mbrojtjes, i kanë dërguar në spital me sukses.

Statusi i plotë:

Mjeshtera, te manipulimit, specialiste te fshehjeve te provave, kampjon te genjeshtrave dhe te pafytyre, per te hedhur hi syve, opinionit publik. Asnje pergjigje, asnje konkluzion, asnje spjegim, per ngjarjen e djeshme ne shkollen “Janaq Kilica”. Si gjithmon, jemi nje vend me nje qeverri, me plote ngjarje te çuditshme dhe çudia me e madhe tre dite zgjat dhe presim, ngjarjen e radhes. Ne ngjarjen e hel mimit te nxenesve dhe mesueseve ne shkollen” Janaq Kilica ” drejtuesit e plocise, drejtuesit e spitalit dhe drejtuesit e arsimit, ishin si gjithmon nen komanden e partise dhe si nje trup i vetem, duke u bere presion nxenesve dhe mesueseve, spjegimi ishte i njejte: Nuk e dime nga erdhi, gazi mbytes, dhe lotues filloi nga klasa ku behej mesim biologjie dhe u shpernda, ne gjithe shkollen. Ndoshta kaldaja? Ishin te interesuar tja faturonin disa ,por kete version e hodhen poshte ne menyre kategorike drejtuesit e arsimit , ajo nuk punon….thane ata, me mire te pranojme qe investimi qe eshte bere te kaldaja eshte korruptiv, se sa te mbajme kete pergjegjesi persiper dhe mire e kane menduar. Eksperiment kimik? Thane disa te tjere…por ishim ne ore biologjie…ne kabinetin e kimis…dhe keta nuk e pranojne… Nga drejtues te arsimit nga drejtues te spitalit,dhe nga info te tjera, na rekomanduan, te shikojme faqen e kryetarit te bashkise z Subashi. Aty ne fakt duket qarte dhe duke i bere reklame, fillimit te nje fushate per dezinfektim te shkollave. Punonjes, me maska dhe aparate ne duar qe dezinfektojne, klasa ne shkollat e Fierit. Mbajtja e maskave dhe veshjet speciale tregojne dhe rrezikshmerine e ketij dezinfektimi. Ky rekomandim i bere nga keto institucione, do te ishte pista tjeter, qe prokuroria dhe policia duhet te ndiqnin, per te dale tek e verteta e hel mimit te nxenesve te shkolles “Janaq Kilica”. Une e kuptoj dhe” mirekuptoj”, friken e ketyre institucioneve dhe çdo inctitucioni tjeter ne Fier, kur vjen fjala dhe ne loje eshte i plotefuqishmi, Z Subashi, por edhe kjo, qe po themi ,eshte nje mundesi, por jo e vertetuar, gjithsesi, opzita per kete pune eshte te marr persiper pergjegjesi edhe ne rastet kur parashikohet hakmarrje dhe kundervenie, tashme jemi mesuar .e kemi bere dhe do te vazhdojme te bejme, denoncime, pa kompromis ne te mire dhe sherbim te qytetareve.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top