Edhe pse të moshuarit janë grupi më i rrezikuar i njerëzve që mund të preken nga virusi korona, jo të gjithë personat e moshuar janë gjithashtu të ndjeshëm ndaj virusit. Një shembull i gjallë janë dy burra, njëri 87 vjeçar dhe tjetri 97 vjeçar të cilët arritën ta kapërcjenë gripin.
Ka edhe një lajm pozitiv nga bota, lidhur me coronavirusin. Dy të moshuar, njëri 87-vjeçar dhe tjetri 97-vjeçar, janë shëruar me sukses nga virusi COVID-19.
Një pacient aziatik, 87 vjeç, u shërua nga virusi dhe u lirua nga spitali. Në media po qarkullon një video ku tregon forcën e tij duke ngritur duart lartë
Gjetjet e CT’së në mushkëritë e tij tregojnë një përmirësim të funksionit të tyre.
“Dua të falënderoj të gjithë mjekët dhe stafin tim mjekësor që kontribuan në shërimin tim. Pasi të shërohem plotësisht, dua të kthehem në hobin tim të preferuar, duke luajtur violinë”, tha pacienti 87-vjeçar.
Një lajm i mirë vjen edhe nga Italia, raporton Corriere Della Sera. Pas lajmit për rikuperimin e pacientit të parë me coronavirus, mësohet se një 97-vjeçar Savoy është rikuperuar. Burri u trajtua për tetë ditë dhe tani është testuar dhe rezultati i ka dalë negativ sa i përket coronavirusit
<