LAJMET E FUNDIT

Momenti prekës: Po vdiste nga Koronavirusi, vajza i thotë lamtumirë nënës përmes telefonit

Michelle Bennet nuk e mendonte se do të mund t’i thonte lamtumirë nënës së saj e cila ishte shtruar në spital në Washington, prej koronavirusit. Por një infermiere ia plotësoi dëshirën Michelles duke e telefonuar nga telefoni i saj privat dhe duke e lidhur me video live me nënën e saj. Rrëfimi i Michelles ka prekur edhe prezantuesen e CNN e cila është përlotur.

“Isha kaq e pashpresë që nuk mund të isha aty pranë nënës sime, t’i mbaja dorën, t’i përkëdhelja kokën, t’i thoja fjalët e fundit”, u shpreh Michelle duke treguar më pas veprimin e infermieres.

“E di sa e vështirë është për ta, të jenë në frontin e parë të luftës me këtë virus dhe të rrezikojnë jetën e tyre. Por ata kanë edhe një ndjeshmëri shumë të madhe. Infermierja e trajtoi mamanë time sikur të ishte mamaja e saj”, tha Michelle.

“Të dua shumë”, i tha ajo mamasë së saj nëpërmjet telefonit. Pas një ore, nëna e saj ndërroi jetë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top