Lajme
Ndodh për herë të parë: I love Tropoja futet në kinematë e Greqisë
Për herë të parë një film shqiptar do të transmetohet në kinematë e Greqisë. Ka qenë producenti dhe regjisori, Ermal Mamaqi ai që ka njoftuar se nga data 24 shkurt “I love Tropoja” do të jepet në kinematë e Athinës e Selanikut.
“Me krenari ju njoftoj se për herë të parë 1 Film Shqiptar futet në kinematë e Greqisë. Nga dt 24Shkurt I love Tropoja në Athinë dhe Selanik në Village Cinema. Ju ftoj të merrni me vete dhe një mik Grek që ti tregojmë se Tropojanët nuk janë ashtu si e kanë parë te Taken”, shkruan Ermali.
Rikujtojmë që prej ditës së djeshme kanë dalë në shitje biletat e “I love Tropoja” dhe ka pasur një dyndje e madhe për t’i blerë. Biletat mund t’i blini në Pallatin e Kongreseve, në të gjitha pikat e Big Market, në të gjitha pikat e EasyPay ose çdo moment online (Kliko këtu për ta blerë biletën tënde).
“I love Tropoja” nga data 29 janar, 2 javë me radhë, 6 herë në ditë, në Pallatin e Kongreseve.