Lajme

Në ceremoninë e homazheve, fjalët e fundit të Rezartës për Nexhmije Hoxhën

Posted on

Është përcjellë për në banesën e fundit gruaja e ish-liderit komunist, Enver Hoxhës, Nexhmije Hoxha. Nexhmije u nda nga j eta ditën e djeshme në moshën 99-vjeçare.

Foto: shqiptarja.com

Sot po qarkullojnë në rrjet foto nga ceremonia e homazheve për Nexhmije Hoxhën ku kanë qenë të pranishëm, miq, të afërm e familjarë, mes tyre nipi, Ermali dhe nusja e tij, Rezarta Shkurta.

Rezarta u shfaq e veshur me të zeza, pallto e syze dhe u fotografua krah për krahu me Ermalin. Rezarta bëri edhe disa postime në Instagram ku tregon kurorën me lule në të cilën shkruhet “Nënës së dashur nga Ermali dhe Rezarta”.

Në një foto tjetër Rezarta tregon se vëllezërit e Kosovës i kanë dhuruar një stemë me UÇK-në dhe shqiponjën.

Ndërsa në një postim tjetër këngëtarja ka shkruar fjalët e fundit para va rrimit të Nexhmije Hoxhës: “Shiu ndaloi kur duhej! Retë u hapën për t’i lënë vend rrezeve të shkëlqenin tokën. Është dikush atje lart që gjykon më mirë se ne këtu poshtë”.

Përcjella e Nexhmije Hoxhës për në banesën e fundit do të bëhet ditën e nesërme në orën 12.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte