Një burrë është zgjuar nga ko ma pas 5 vitesh ndërsa gruaja e tij gjatë gjithë kësaj kohë nuk ju nda asnjë sekondë.
Li Zhihua nga Kina ra në ko ma pasi pësoi dëmtime të rënda në koka gjatë një ak sidenti rrugor.
Motori me të cilin ai po udhëtonte u përpl as me një motor tjetër dhe mjekët i thanë gruas së tij se Li mund edhe të mos zgjohej kurrë.
Gjithsesi, ajo nuk u dorëzua kurrë. Që prej ditës që e mori në shtëpi u kujdes ditë e natë për të, duke i folur dhe duke i vënë në sfond këngët e tij të preferuara.
Bashkëshortja e Li u kujdes për të 20 orë në ditë për gati 2,000 ditë rresht duke e ushqyer dhe përfundoi duke humbur 10 kilogramë në peshë si rezultat.
Li u zgjua nga koma vitin e kaluar dhe thotë se edhe pse ai nuk mund të fliste, ishte plotësisht i vetëdijshëm për gjerat që e rrethonin dhe për sakrificën që e shoqja kishte bërë për të.
Burimi:Metro|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania