Lajme
“Në rast se do të përmbyset bota…”, Rama: Kam folur me Erdoganin, kemi ndihmën e garantuar
Ndonëse në një dalje publike para qytetarëve shqiptarë, teksa prezantoi dhe planin financiar në kuadër të masave për situatën në vend, kryeministri Edi Rama deklaroi se në këtë përballje jemi të vetëm, duket se në tunel ‘shfaqet’ pak dritë.
Kreu i qeverisë shqiptare pohoi mbrëmjen e sotme në ‘Opinion’ se Turqia do të ofrojë ndihmën e saj për nevojat që do të ketë vendi unë sa i takon situatës. Ai theksoi se pasi ka folur me presidentin Erdogan, ka marrë mbështetjen e garantuar nga ky i fundit.
“Unë kam folur me Presidentin e Turqisë, me të cilin jam në kontakt të vazhdueshëm. Ne kemi prej kohësh, prej dy javësh, kemi vendosur në tavolinën e shtetit turk një listë me kërkesa në rast se do të përmbyset bota, për të mbuluar ato që ju thatë. Atë pjesën kritike atë gjënë që duhet me e pas të garantuar, dhe ne e kemi të garantuar me Turqinë”, pohoi kryeministri.