Në vitin 2008, në moshën 70-vjeçare, Singi lindi femijet Akashvani dhe Barsaat nëpërmjet lindjen cezariane, pasi kishte duruar tetë muaj. Binjakët kanë lindur parakohe dhe që të dy (vajza dhe djali) peshojnë 3 kilogramë.
Mjeku gjinekolog deklaroi: “Unë u trondita kur kjo zonjë në moshë më tha se ishte shtatzënë dhe kur e sollën tek unë ajo ishte me ujera te plasura, me dhimbje dhe ishte e pavetëdijshme.”
Singi dhe burri i saj, një fermer në pension, kishin dy vajza dhe pesë nipër e mbesa, por burri kishte dashur gjithmonë një trashëgimtar mashkull. Për të pasur një djalë, ata hipotekuan token për kredi, harxhuan gjithë kursimet e jetës që të paguanin për trajtimin i cili kushtonte 350,000 rupje indiane (rreth 5492 dollare amerikane).
Pavarësisht polemikave ata tani janë të lumtur që kanë një trashëgimtar mashkull. “Më në fund kemi një djalë dhe trashëgimtarin tone”, tha burri. “Pa një djalë, nuk kishte jetë për mua sepse, s’kishte kush ta zotëronte këtë shtëpi nëse nuk kisha djem per te lene trashegimtare”, tha Omkari për India Times.