“Historia ime”, solli ditën e sotme historinë e tr ishtë të dy prindërve, të cilët po përballen me dh imbje dhe vështirësi pas ardhjes në jetë të fëmijës së tyre. Dorela Luka dhe Arjan Luka rrëf yen në studio se djali i tyre 3-vjeçar vu an nga Sindroma West.
Sipas tyre, lindja ka qenë e sforcuar dhe në momentin që djali erdhi në jetë nuk qau. Gjendja e fëmijës kishte qenë e vështirë dhe më pas ai ishte dërguar në Tiranë. Pas vizitës, mjeku ishte shprehur se nëse për 21 ditë, fëmija nuk qan, atëherë me shumë mundësi ai nuk mund të jetojë.
Por fatmirësisht fiks pas 21 ditësh djali qau. Pas disa muajsh shkuan për një vizitë tek një neuropediatre, e cila pasi bëri vizitën u tha prindërve se fëmija vu ante nga Sindroma West. Bëhet fjalë për një sindromë që ishte zhvilluar pasi fëmija kishte kaluar infeksion në tru. Aktualisht, Dorjani nuk lëviz, s’ka instikte, nuk flet, shikon me vështirësi dhe nuk e mban dot trupin e tij.
Mirela Milori: Morët një opinion të dytë? Shkuat tek ndonjë pediatër tjetër? Filluat të merrnit një konsultë tjetër?
Arjan Luka: Ka ndenjur fëmija 9 ditë në reaminacion në Durrës, asnjë lloj përmirësimi. Filloi të bëhej më keq.
Mirela Milori: Nuk pinte?
Arjan Luka: Jo fare, nuk reagonte. Edhe e panë veten ngushtë ata doktorët, se patëm dhe debat, normalisht se më shkat ërruan jetën. Marrim doktorin këtu tek materniteti i ri “Koço Glozheni”, i thonë kështu-kështu dhe vjen e shikon ai. E morëm nga atje dhe e sollëm këtu, i shpojnë një tub afër stomakut.
Mirela Milori: Për ta ushqyer?
Arjan Luka: Po dhe më thotë: Nëse fëmija për 21 ditë nuk qan, nga momenti që ka lindur, larg qoftë fëmija nuk shpëton. Më erdhi si bo mbë. Edhe prisnim, isha natë ditë tek spitali. Pas 21 ditësh qau, lëshoi zë. Filloi të merrte gjirin e nënës së vet, të pinte paksa.
Mirela Milori: Pra pas sa ditësh reagoi?
Arjan Luka: Fiks pas 21 ditësh! Edhe më thotë doktori, infeksionin ia kemi larguar, por varet sa ia ka dë mtuar trurin, tani do të shohim reagimin e fëmijës. Pas 3 muajsh tha do t’i bësh një kontroll tek neuropediatri. Vij tek neuropediatri në Tiranë, bëj konsultë dhe më thotë djali jot është me Sindromën West. I ka ardhur nga shk aku i infeksionit në tru dhe ka ardhur kjo pa sojë. Nuk e doja veten gjallë në ato momente, sepse hyra lexova dhe vetë në Internet.
Mirela Milori: Djali është 3 vjeç tani?
Arjan Luka: Po!
Mirela Milori: Çfarë reagimesh ka deri tani?
Arjan Luka: Djali im deri tani nuk shikon mirë, vetëm si tip hije dhe nuk qëndron ulur, as për të ecur jo. As kokën e vet, as trupin se mban dot. Vetëm ndonjëherë kur i thërret mund të buzëqeshë, por vetëm kaq. Është shumë tm err ta shikosh të vu ajë në atë mënyrë.