Ushqime
Nga Gjermania, mjeku Shqiptar na jep këshillën thelbësore : Ne rast temperature në asnjë mënyrë nuk duhet të përdorni këtë
Një lajm i mirë vjen nga mjeku shqiptar nga Kosova Fahri Beqa i cili jeton dhe punon në Gjermani, përsa i përket shërimit nga koronavirusi.
Ai i referohet rasteve të prekura në Gjermani dhe thotë se një pjesë e tyre e kaluan këtë vi. rus pa mjekim spitalor.
Megjithatë, mjeku kosovar ka shkruar se bazuar në të dhënat statistikore në Gjermani do të preken deri në 70 për qind e popullsisë.
Me një shkrim në rrjetin e tij social Fahri Beqa, ka treguar se deri dje në Gjermani ishin diagn. ostikuar 4 mijë e 150 raste me koronavirus.
“Prej tyre kanë vdekur 8 persona të gjithë të moshuar dhe që kanë pasur edhe prob. leme tjera shëndetësore. 46 pacientë janë shëruar”, shkruan ai.
Eksperti i shëndetësisë publike, Fahri Beqa, që punon prej 12 viteve në Berlin, ka thënë se shumica e pacientëve në Gjermani s’kanë pasur nevojë për mjekim spitalor pasi COVID-19 ka qenë i lehtë.
Rasti i parë në Gjermani është vërtetuar më 29.01.20. Që nga atëherë deri sot në ora 16.40 janë regjistruar rreth 4150 raste zyrtarisht. Nga këta të prekur, gjithsej 8 persona, të gjithë të moshuar dhe multimo. rbid.
Domethënë shkalla e vde. kshmërisë në Gjermani është 0,2%. Lajm i mirë është që 46 të sëm. urë të tjerë që janë mjekuar nëpër spitale janë shëruar plotësisht dhe janë lëshuar në shtëpi (dmth testi pas mjekimit ka qenë negativ).
Rreth 90% e të prekurve nuk kanë pasur nevojë fare të marrin mjekim intensiv spitalor, sepse shenjat dhe zhvillimi i sem. undjes ka qenë i lehtë.
Tashmë parashikohet që 60-70% e popullsisë së Gjermanisë do të preken nga ky vi. rus (sipas ekspertëve të Vir. ologjisë). Çështja është që përhapja e infe. ksionit të jetë sa më e ngadalshme dhe e kontrolluar në mënyrë që të përballohet nga sistemi shëndetësor.
Prandaj edhe janë marrë masat që të parandalohet përhapja e shpejtë (kryesisht shmangie nga tubimet mbi 50 persona, mbyllje e shkollave dhe institucioneve tjera si dhe kufizim nacional dhe internacional i lëvizjes së njerëzve).
Një përhapje e shpejtë dhe e pakontrolluar e koronavirusit nuk do të mund të përballohej edhe nga sistemet më të sofistikuara shëndetësore.
Një lajm tepër i rëndësishëm sot i konfirmuar edhe nga Ministri i Shëndetësisë së Francës është që të shmanget përdorimi i Ibuprofenit dhe barnave të grupit të njejtë për zbritje të temperaturës – sepse është vërtetuar që e favorizon zhvillimin e shpejtë të sëm. undjes duke përshpejtuar replikimin e vi. rusit Corona.
Si medi. kament për zbritje të temperaturës preferohet Paracetamoli.
Definitivisht nuk duhet të injorohen masat që duken shumë të thjeshta por që janë shumë të rëndësishme për përhapjen e kontrolluar të infe. ksionit (larja e shpeshtë e duarve, shmangia e kontakteve me njerëz në masë, mosshtërngimi i duarve, mosvizitimi i të sëm. urëve nëpër spitale e të ngjajshme).
Nëse keni të sëmurë kro. nik në shtëpi krijoni distancën e nevojshme nga ata në mënyrë që ata të jenë të mbrojtur.
Nëse megjithatë jeni të infe. ktuar dhe ju paraqiten shenjat (temperaturë, kollë e thatë etj.) mos u nisni për në spital por telefononi dhe përcillni udhëzimet pastaj.
Dhe pa panikë mbi 99% e te prekurve megjithatë e mbijetojnë këtë sëm. undje.
Lajm i mirë sot ishte edhe dekodimi i vir. usit si dhe fillimi i suksesshëm i fazës së parë të testimit të vaksinës në laborator. Në fazat tjera pastaj fillon testimi në njerëz.
Kujdes, shëndet dhe suksese.