Nga Shqipëria te fitorja e 5 radhazi, Besnik Hasi të impresionon dhe po lufton për titullin kampion

Besnik Hasi ishte një nga yjet që bëri sakrificën më të madhe duke ardhur në Shqipëri për kauzën e tërmetit, që ka bërë bashkë shumë figura të njohura të Kombëtares. Teksa mbërriti në atdhe në datën 10 janar, duhej të nisej menjëherë drejt Arabisë Saudite, pasi 24 orë më vonë ekipi që drejton, Al Raedi, do të ndeshej në kampionat ndaj Al-Faisaly.

Por atje do të fitohej një tjetër përballje në shifrat 0-1, ndërsa skuadra e Besnik Hasit shkon në 5 fitore radhazi. E nisur në një mënyrë jo të mirë dhe ku pakkush e ka besuar se kjo skuadër do të luftonte për titullin kampion, pas 14 javësh gjendet në këtë valle. Al Raedi ndodhet në vendin e 4 të kampionatit dhe është vetëm 4 pikë më pak se Al-Hilal, që aktualisht po kryeson në këtë renditje. /Sport Ekspres/