Lajme

Njihuni me djalin nga Durrësi që ndihmon të moshuarit në karantinë në Itali

Posted on

Nga kamarier hoteli në asistent për të moshuarit. Është metamorfoza që i ka ndodhur ditët e fundit, Albi Albinos, djalit shqiptar që po ndihmon njerëzit në karantinë brenda hotelit ‘Bel Sit’ në Alassio. Duket se i riu është kthyer në ‘engjëllin’ e Rajonit pasi po ndihmon pa pushuar të moshuarit që po qëndrojnë në karantinë pas zbulimit të rasteve të Koronavirus.

Një djalë i ri për të cilin ka dëgjuar edhe Presidenti i Rajonit të Ligurias, Giovanni Toti. Toti ka bërë një premtim: Do i jepet nënshtetësia italiane.

Çfarë tregon Albi:

Jam 25 vjeç, jam me origjinë nga Durrësi, Shqipëri. Jam në Itali që nga 2012 dhe fillova të punoj në hotel në Alassio menjëherë pas mbërritjes. Unë jam gjithashtu një vullnetar i kryqit të bardhë në Alassio bashkë me vëllain tim, i cili tani është këtu në hotel me mua duke ndihmuar. Të gjithë po përjetojmë një situatë të vështirë dhe të papritur, po vazhdoj të bëj sa më shumë që mundem për të ndihmuar ata që kanë nevojë, po dëgjoj nevojat e secilit dhe po përpiqen t’i komunikoj ato jashtë. Unë nuk jam punonjës tani, unë jam një nga qindra njerëzit që janë në karantinë këtu. Asnjëherë nuk kam menduar për shëndetin tim, ka shumë të moshuar këtu dhe të parët që duhen ndihmuar janë ata.
Emri i tij u bë i njohur edhe për Presidentn e Rajonit të Ligurias, Giovanni Toti i cili ka thënë:

Në mesin e shumë vullnetarëve që po kalojnë këto ditë për të na ndihmuar të menaxhojmë situatën dhe të kthehemi në normalitet, një falënderim i veçantë i shkon këtij djali që ka treguar forcë, guxim dhe vendosmëri tipike i Ligurianëve: faleminderit Albi, ne do të bëjmë çmos që të mund të marrësh nënshtetësinë italiane që e dëshiron aq shumë. Sepse je një nga ne, një Ligurian i vërtetë. Forca Liguria, ke shumë heronj që të mbështesin.
Burimi: ivg.it Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte