Lajme
Nuk do ta besoni sa ka kushtuar shtatorja e Majlinda Kelmendit
Majlinda Kelmendi prej sot u bë me shtatore. Kampiones Olimpike sot iu inaugurua shtatorja në qytetin e saj të lindjes, Pejë.
I gjithë financimi për shtatoren ishte bërë nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF).
Madje, presidenti i saj, Marius Vizer, mik i Kosovës, ishte i pranishëm në inaugurim.
Sipas gazetës amerikane “New York Times”, shtatorja e Majlindës ka kushtuar 200 mijë Euro.
Majlinda është sportistja e vetme në Kosovë që i është ndërtuar një shtatore e tillë.
Shtatorja ishte paraparë të vendoset në Prishtinë, por kryetari i kësaj komune, Shpend Ahmeti, nuk gjeti hapësirë për ta “pasuruar” kryeqytetin me një shtatore të tillë.