Lajme
“Nuk po i numërojmë dot të vdekurit, edhe stafi është infektuar”, thirrja e dëshpëruar e infermjeres italiane
As nuk i numërojmë më vik*timat”! Një infermiere në Itali që është në frontin e luftës kundër Covid-19 shpjegon përmes një video mundin dhe vuajtjen e stafit mjekësor.
Një infermiere nga Italia ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shprehet tepër e dëshpëruar dhe e frikësuar për këtë fatkeqësi kaq të madhe që ka përfshirë të gjithë Itaninë.
Në këtë video ajo shprehet se të gjithë po punojnë në stres dhe tension. Ata kanë një tension psikologjik tmerrësisht të madh.
Më tej infermierja shton se situate në rajonin e Lombardisë nuk do vihet nën kontroll aspak sepse ka shumë të prekur dhe të shtruar. Shumë nga stafi po qëndrojnë në shtëpi sepse janë të infektuar nga koronavirusi.
Ajo i bën thirrje të gjithëve që të shohin lajmet dhe ta kuptojnë se nuk është shaka dhe të kuptojnë si është në të vërtetë situata.
View this post on InstagramA post shared by AJ+ (@ajplus) on