Lajme

“O njerëz…në Itali sot kishte 627 të vdekur”, Rama: Kanë ndenjur 30 vjet në burg dhe s’kanë vdekur…

Posted on

Shifrat alarmante pre 627 viktimave brenda 24 orëve në Itali kanë alarmuan shefin e qeverisë dhe kështu ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë rregullat e vendosura dhe të mos bëhen shkaktarë të shpërndarjes së koronavirusit.

Gjashtëqind e njëzetë e shtatë!!! Vetëm sot!!! 24 orë 627 të vdekur!!!

 Në Lombardi ku Italia ka një sistem spitalor që është në majën e europës, nëntë në dhjetë vdekje ndodhin në shtëpi!!!

Pse???

Sepse masat shtrënguese u morën vonë, njerëzit u tallën me masat në emër të lirisë për xhiro, për sullaco e për festa dhe armiku u vajti të tërëve nëpër shtëpi!

Numri i të sëmurëve e kaloi me galop numrin e shtretërve dhe ja si ka ardhur puna!!!

Tani si do i’a bëjmë?! Do vrasim njëri-tjetrin dhe do rrimë duke numëruar me qindra të vdekur e mosozot mijëra? Apo do rezistojmë dhe do shpëtojmë njëri – tjetrin?!

Po njerëzit kanë ndenjur 30 vjet në burg apo 30 ditë në grevë urie dhe nuk kanë vdekur, e pse duhet të vdesin sot duke ndenjur në shtëpi pa dalë xhiro apo duke ndenjur në radhë pak më gjatë, pa u ngjitur me njëri-tjetrin?!”

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte