CoVid-19

Pas koronavirusit, SHBA goditet nga 17 tornado gjatë orëve të fundit

Sikur të mos mjaftonte përhapja e shpejtë e koronavirusit, ku numri i personave të infektuar ka shkuar mbi 130 mijë, SHBA po përballet edhe me motin e keq.

Raportohet se të paktën 17 tornado kanë goditur pjesën qëndrore të Shteteve të Bshkuara gjatë orëve të fundit

Tetë tornado janë regjistruar në Iowa, tre në Arkansas, një në Misuri, katër në Illinois dhe një në Wisconsin.

Në Jonesboro, Arkansas, një tornado i fuqishëm shkaktoi dëmtime të mëdha në qytet, dhe u raportuan gjashtë persona të lënduar.

Në total ka pasur 190 raportime për mot të keq në 24 orët e fundit nga Midwest në Jug në Luginën e Ohio-s.

E njëjta stuhi ishte përgjegjëse për erëra që arritën shpejtësinë 90 km/orë në Henderson County, Kentucky.

Stuhia e madhe solli gjithashtu reshje të dendura shiu nga Iowa deri në Pensilvani.

Reshjet e borës kanë përfshirë rajonin nga Kolorado deri në Minesota, ku trashësia e dëborës i ka kaluar 25 centimetrat.

Pritet që në muajin prill SHBA të goditet nga mesatarisht 155 tornado, të cilat kryesisht ndodhin në Gjirin e Jugut, Rrafshinat Qendrore dhe Jugore dhe në disa zona të Midwest.

Maji është muaji i pikut në lidhje me tornadot në SHBA, ku mesatarisht ndodhin 276 të tillë.

Stuhia e madhe pritet të godasë sot në pjesën perëndimore të maleve Apalashe dhe në zonën e Liqeneve të Mëdha.

Burimi: Abc News|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top