Sport

Pasi dështoi në De Ligtin dhe Lindelofin, Barca rikthen besimin te Todibo

Barcelona është duke e kërkuar me ngulm një mbrojtës qendror në këtë afat kalimtar, ndërsa ka dështuar në transferimin e Matthijs de Ligt nga Ajaxi dhe Victor Lindelofit të Manchester Unitedit.

Kampioni i La Liga-së, do të kërkojë një mbrojtës qendror deri në fund të afatit kalimtar, mirëpo opsionet më të mira të tyre, ka plane të tjera.

Sipas Mundo Deportivo, nëse skuadra katalunase nuk arrin ta transferojë një mbrojtës qendror deri në fund të afatit kalimtar, atëherë do t’ia jap shansin Jean-Clair Todibo.

Matthijs de Ligt (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Barca ishte shumë afër që ta transferonte mbrojtësin holandez, mirëpo lojtari përfundimisht po kalon te Juventusi, derisa edhe Mino Raaiola e k konfirmuar një gjë të tillë.

Lexo po ashtu:
Barcelona
Barcelona
Në anën tjetër, Djajtë e Kuq kanë refuzuar që ta shesin mbrojtësin suedez, e që Blaugranasit tani do të mbështeten në 19-vjeçarin e tyre.

Barcelona e transferoi Todibon nga Toulouse, ndërsa shihet si një lojtar që ka të ardhme të ndritur në futboll.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top