Ka kohë që në media përflitej për një rikthim të “Big Brother”, reality show shumë i ndjekur që për herë të fundit u transmetua në vitin 2017. Lajmet mbi rikthimin e “Big Brother”, u konfirmuan kur në festën e përvitshme të Top Channelit, në tetor të vitit të kaluar prezantuesit Isli Islami dhe Ori Nebiaj zbuluan programet e reja që do shfaqen në Top Channel duke përmendur mes tyre edhe “Big Brother”.
U tha se spektakli do të rikthehet në vitin 2020 dhe madje kishin filluar punimet në studion Nova.
Ditët e fundit madje po përflitej se prezantuese do të ishte Luana Vjollca.
Mirëpo ja ku Arbana zbulon të vërtetën dhe duke iu përgjigjur pyetjeve të fansave, tregoi se këtë vit “Big Brother” nuk do të ketë. Atëherë rrjedhimisht lind pyetja: Pse u anulua reality show? Çfarë shkoi keq?
Arbana vetë tregon se “Big Brother” mund të rikthehet vitin tjetër, por deri atëherë mbetet të shihet./Xing.al