Lajme

Pyjet priten pa pikë problemi, në Lezhë po asgjësohen

Posted on

Prej kohësh prerja e paligjshme e pyjeve në vendin tonë vazhdon të mbetet një problem i madh dhe shqetësues.

Edhe në qytetin e Lezhës ky është një problem i madh. Këtë gjë e ka pranuar edhe nga nënkryetari i Bashkisë së Lezhës.

Sipas tij janë marrë të gjitha masat që kjo gjë të parandalohet. Më shqetësuese është prerja e pyjeve në zonën e Ungrejt.

Nënkryetari i Bashkisë Lezhë, Pacaj ka thënë më tej:

Është kthyer në një problem të madh. Situata nuk është krijuar sot, por ka 8 muaj që është kjo bashki dhe nuk kanë dalë një ditë.
Më tej ai ka thënë se është një problem i mbatur dhe se janë marra masa për ta ndaluar këtë gjë.

Më shumë kjo gjë ndihet në stinën e dimrit, pasi shumë individë i presin pyjet për tregtimin e druve për ngrohje.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte