Leximi

Qindra indianë pijnë urinën e lopës: Shëron koronavirusin

Mijëra indianë të besimit hindu besojnë se urina e lopës shëron koronavirusin. Ata u mblodhën këtë të shtunë në një festë në Delhi, kryeqytetin e vendit, ku konsumuan urinë lope me shpresën për të mbrojtur veten nga virusi.

Në festë u mblodhën 200 njerëz dhe organizatorët kanë ndërmend të organizojnë festa të tjera në qytete të tjera të Indisë. Deri tani India ka 84 raste me koronavirus dhe dy vdekje.

“Ne e kemi pirë urinën e lopës për 21 vjet. Gjithashtu bëjmë banjë me bajgën e lopës. Nuk kemi nevojë për ilaçe”, tha një person që mori pjesë në festë.

Në fotot e publikuara shihen grupe burrash dhe grash që pijnë urinën me gota qeramike.

Drejtuesit e Partisë Nacionaliste Hindu të Kryeministrit Narendra Modi kanë deklaruar më parë se urina e lopës është kurë edhe për kancerin.

Ndërsa një drejtues nga shteti veri-lindor i Asamit në Indi gjatë një seance kuvendi tha se urina e lopës dhe bajga e lopës mund të përdoren për të trajtuar koronavirusin.

Burimi: Daily Mail

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top