Lajme
Quique Setien po kulloste lopët kur i erdhi ftesa për t’u bërë trajner i Barcelonës
Barcelona ka ndryshuar trajner dhe ka ulur në stolin e ekipit, Quique Setien. Spanjolli ka zëvëndësuar të shkarkuarin Ernesto Valvderde.
Megjithatë, mediat iberike zbulojnë se jeta e 61-vjeçarit ndryshoi totalisht gjatë këtyre 48-orëve të fundit.
Setien, të hënën ishte na arat e fshatit të tij Liencres ku po kulloste lopët tek ferma e tij.
Ai ka një fermë personale 17 kilometra në përëndim të Santander dhe po përkujdesej për qindra lopë që nga largimi i tij nga Real Betis.
Nga jeta e qetë në fshat, Setien ka marrë udhën drejt Barcelonës ku do të ketë punë me yje të futbollit botëror, të prirë nga Leo Messi.
Nëse të hënën Seties menaxhonte lopët e tij në fshat, trajneri spanjoll sot do të stërvisë dhe menaxhojë Leo Messin e plot yje të Barcelonës.