Lajme

Qytetarët thyejnë karantinën, rrugët e Tiranës të mbushura plot

Posted on

Shumë qytetarë duket se nuk e kanë kuptuar ende rëndësinë e vetëizolimit. Këtë të martë rrugët janë mbushur plot me njerëz të cilët në këtë mënyrë po thyejnë masat e vendosura nga qeveria.

Madje në lagjet e kryeqytetit sheh lokale të hapura dhe njerëz të bashkuar në tavolina.

Për qytetarët kjo duket si ditë krejt normale!

Shumë qytetarë të tjerë janë dyndur për të marrë autorizime dhe nuk po respektojnë distancën. Ndërkohë që çdo veprim mund të bëhet online.

Siç duket, qyetarët nuk e kanë kuptuar se ndalimi i lëvizjes me këmbë pas orës 18:00, nuk do të thotë që para kësaj ore, mund të dalim lirisht. Kufizimi i lëvizjeve dhe qëndrimi në shtëpi është për të mirën tonë të përbashkët!

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte