Leximi

Rafte të zbrasura/ Psikologu tregon arsyen pse po blihet kaq shumë letër higjenike

Një mjet i cili na mban të sigurt nga rreziku mund të jetë arsyeja për njerëzit që blejnë masivisht letër higjenike gjatë kohës së pandemisë së koronavirusit.

Kështu ka thënë psikologu Dr Steven Taylor në Universitetin e Kolumbisë në Britani, teksa ka shtuar se njerëzit janë të frikësuar.

Ai theksoi se është paniku i madh, ai që i shtyn njerëzit të blejnë produkte për t’i mbajtur gjërat e pasrta, jo vetëm letër higjienike, por edhe dezinfektues.

Dr Taylor, i cili është i specializuar në sjelljen gjatë pandemive, e ka quajtur letrën higjienike në veçanti ‘një simbol të kushtëzuar të sigurisë’ që lehtëson një frikë nga marrja e virusit.

Ai u shpreh:

Në një situatë pandemie njerëzit priren që të shmangin gjërat e nevritshme, pasi ato krijojnë panik. Në këtë situatë, blerja e letrës higjienike ka kuptim sepse është e lidhur me aftësinë tonë për të shmangur gjërat e neveritshme. Nuk është aq befasuese.
Në Britani, blerja e letrave higjenike është rritur në masë, aq sa në supermarket nuk po gjenden më.

Burimi: DailyMail | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top