Lajme
Rama: Do i ndihmojmë/ Burri qan: Dua qumësht për vajzat, flenë pa bukë
Gjendja në vendin tonë paraqitet e rënduar prej Covid-19. Rastet me të infektuar po shtohen nga dita në ditë.
Teksa thirrjet për të qëndruar në shtëpi vazhdojnë, shumë shqiptarë kanë pak kursime mënjanë për të kaluar këtë periudhë të vështirë, disa ndoshta dhe nuk kanë fare.
Por historia e familjes Manoku që jeton në Orman të Korçës është akoma më e trishtë. Kjo familje jeton në mjerim. Kryefamiljari, Deni kërkon vetëm pak qumësht dhe pelena për vajzat e tij të vogla.
Ai ka thënë, duke qarë:
Vajzat e pa qumësht e pa gjë janë. Vete ku të kërgoj ndonjë lugë qumësht për vajzat. S’ka asgjë, çfarë t’i bëj. Vete torturohem ku të gjej ndonjë lugë qumësht për vajzat. Vajta i mora një shoku 20 mijë leka borxh dhe bleva një pako bebelina për fëmijët.
Edhe gruaja e tij tregon se po kalon vështirësi të mëdha. Për ‘abc news’, ajo ka thënë:
Fëmijët më qajnë për bukë. Ndonjë herë i vemë dhe pa bukë në gjumë. Fasule hamë. I vemë atje të ziejnë. Vaj s’kemi, me ujë ashtu, pa salcë pa gjë.
Deni është vetëm 31 vjeç, ai punonte në emigracion, por tani ka mbetur pa punë. Ata luten që t’i ndihmojnë vetëm për vajzat. Kujtojmë këtu se kryeministri Edi Rama tha se nuk do të ishin vetëm, por ky rast tregon të kundërtën.