Lajme

Rama e thotë hapur: Ja kur do të hapen kufijtë…

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kufijtë do të hapen vetëm në atë moment kur armiku (Covid-19) do të zhduket dhe nuk do të jetë më rrezik për vendin tonë.

Kreu i qeverisë më tej ka thënë se kthimi i shqiptarëve është një rrezik potencial për të shtuar koronavirusin në vendin tonë kështu që nuk do të mund të rikthehen në Shqipëri pa u normalizuar situata.

“Unë nuk mendoj që duhet të numëroj një nga një të gjitha vendet që janë të bllokuara, por po ju them që kufiri është i mbyllur dhe rrugët do të hapen kur të arrijmë në konkluzionin që armiku është zbrapsur dhe nuk kthehet më. Atëherë do hapen rrugët, mund ta hapim ne rrugën por nuk e hap Italia, mund ta hapi një vend tjetër por nuk e hapim ne, kur ta arrijmë në konkluzionin që armiku nuk kthehet më, sepse mund të na kapë duke festuar dhe të bëjë kredinë.” tha Rama.

“Me vjen keq, po dua ta them dhe këtë për hapjen e kufijve. Ndihemi keq, kur dua t’ju them bashkatdhetarëve tanë; nuk mund të vini dot në Shqipëri. Për një arsye të thjeshtë, pasi nëse ne hapim kufijtë dhe lejojmë kthimin në atdhe, ne nuk kemi më vend, për të varrosur njerëz jo si një Bergamo, as në Iran, por shumë më keq se kaq, Nuk mendoj se cilido që e ka këtë stres, e vini në dyshim se ky është i vetmi qëllim. Duke ardhur vini në rrezik dhe veten dhe të tjerët. Jetën e keni të sigurt, vuajtjen të garantuar si gjithë të tjerë. Lufta vjen që të na sjellë vuajtje jo gëzim.” tha Rama më pas.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top