Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Rama ka dhënë lajmin e mirë se kontakti i parë i pacientit zero ka dalë negativ në testin e parë. Pas 48 orësh do të dal edhe përgjigja e testit të dytë dhe nëse ky rezultat konfirmohet, do të kemi të shëruarin e parë.
“Një lajm i mirë! Kontakti i parë i pacientit zero që kurohet në Spitalin Infektiv doli negativ në testin e parë. Nëse edhe në testin e dytë pas 48 orësh ky rezultat do të konfirmohet, atëherë do të kemi të shëruarin e parë. Të presim dhe të lutemi që Zoti t’u japë forcë të sëmurëve dhe heronjve me bluza të bardha, në vijën e zjarrit me armikun”, shkruan Rama.
“Durim, besim dhe durim, durim, durim!”, është mesazhi i kryeministrit.