Lajme

Rama: Nuk mund të dilni nga shtëpia deri të hënën!

Posted on

Kryeministri Rama ka njoftuar se kjo fundjavë do kalojë në izolim total, ashtu si fundjava e kaluar. Nga ora 13:00 e ditës së nesërme (e shtunë 4 prill), dhe deri të hënën në orën 05.00 të gjithë do të qëndrojnë në shtëpi dhe të gjithë qepenat do të jenë mbyllur.

Njoftimi: Nga nesër e shtunë 13:00, deri të hënën 05:00, njësoj si fundjavën e shkuar, të gjithë në shtëpi.

Kujtojmë që së fundmi kryeministri përmendi një afat të përafërt se kur mund të nisë rruga e rikthimit në jetën e përditshme për qytetarët. Në një video live në Facebook, Rama tha se nëse shifrat do të jenë premtuese do të ketë disa lëshime që javën e ardhshme, ndërsa mesi i Prillit do të tregojë situatën e vërtetë me shtrirjen e virusit.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte