Këngëtari Robert Berisha ka treguar me anë të një lidhje direkte nga konviktet e studentëve në Kosovë, të cilat janë liruar për karantinë.
Pasi janë rikthyer me anë të fluturimit nga Turqia, 39 qytetarë të Kosovës janë izoluar menjëherë nga konviktet e studentëve, të cilët janë lëshuar për karantinë
E në mesin e tyre është edhe këngëtari Robert Berisha, i cili me të arritur në një nga konviktet ku është vendosur, ka filluar të tregojë gjendjen e tmerrshme që e kanë gjetur në këto konvikte, të cilët kanë thënë se i kanë dezinfektuar e bërë gati për karantinë, shkruan Gazeta Express.
Roberti më pas është paraqitur pikërisht nga konviktet, me video në emisionin ‘Prite të gjelbrën’ në RTV 21, ku ka shfaqur pamje nga atje, duke zbuluar shumë detaje.
Berisha tregoi se ata nga aeroporti janë dërguar në këto konvikte dhe janë ndarë, sipas tij, disa në njërin konvikt ndërsa në një objekt tjetër ata të cilët e kanë koronavirusin.
Ai shfaqi edhe disa qytetarë që janë kthyer nga operacionet që kanë pasur në Turqi dhe askush nuk po pranon të qëndrojë brenda pasi dhomat e kanë një aromë të padurueshme, dhe të gjithë po rrinë në oborr.
Ata, sipas Berishës, kanë kërkuar të iu bëhen analizat, madje janë të gatshëm edhe të paguajnë për to nëse duhet, që ta dijnë se a janë të prekur apo jo, që më pas të shkojnë në shtëpitë e tyre dhe të mos detyrohen të qëndrojnë aty për 14 ditë./Gazeta Express/