CoVid-19

‘Ruajeni për pacientët e rinj’, 90-vjeçarja me koronavirus vdes pasi refuzoi respiratorin

Një e moshuar nga Belgjika ka ndërruar jetë pasi ishte infektuar me koronavirus. Suzanne Hoylaerts refuzoi të përdorte respiratorin për frymëmarrjen duke i thënë doktorëve që ta ruajnë për pacientët e rinj.

90-vjeçarja ka prekur të gjithë stafin me gjestin e saj dhe sakrificën për të shpëtuar jetën e pacientëve të tjerë.

“Nuk dua të përdor respirator. Ruajeni për pacientët e rinj. Unë kalova një jetë të bukur”, ka thënë Suzanne.

90-vjeçarja ndërroi jetë dy ditë pasi u shtrua në spital, në 22 Mars. Vajza e saj u shpreh e pikëlluar që nuk mundi t’i thotë lamtumirë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top