Lajme

Shkencëtarët: Diarreja dhe të vjellat, shenjat e para të Koronavirusit

Problemet e tretjes si diarre, të vjella dhe humbje të oreksit mund të jenë një simptomë e koronavirusit, sipas një studimi.

Një studim i 204 pacientëve në Wuhan, vendi ku shpërtheu COVID-19, zbuloi se 99 pacientë (48.5 përqind) shkuan në spital me probleme në tretje si sëmundjet e tyre kryesore.

Humbja e oreksit (83 përqind) dhe diarreja (29 përqind) ishin simptomat kryesore për pacientët që shfaqnin probleme me tretjen.

Rastet e tjera me probleme në tretje të raportuara përfshijnë të vjella (0.8 përqind) dhe dhimbje barku (0.4 përqind).

Shumica e pacientëve kanë përjetuar gjithashtu probleme në frymëmarrje – të tilla si një kollë e thatë e vazhdueshme ose frymëmarrje me probleme – si dhe shqetësime për tretjen, por shtatë pacientë në studim treguan vetëm simptoma të tretjes.

Studimi, i kryer nga studiues kinezë, është ekzaminuar nga akademikë të tjerë dhe është publikuar këtë javë në American Journal of Gastroenterology.

Studiuesit studiuan 107 burra dhe 94 gra me një moshë mesatare 55 që kishin rezultuar të gjithë pozitiv për COVID-19 midis 18 janarit dhe 28 shkurtit.

Nëntëdhjetë e nëntë kishin simptoma të tretjes dhe 92 prej tyre gjithashtu vuanin me probleme të frymëmarrjes si rezultat i infeksionit.

Burimi: Daily Mail | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top