Shofer i keq/ Guardiola drejton gjithë yjet e futbollit, por shkatërron të gjitha makinat

0

Guardiola është një njeri i veçantë në llojin e tij. Mund të drejtojë në mënyrën më të mirë të gjithë yjet e futbollit, por kur vjen puna te kontrolli i makinës, dorëzohet lehtë. Ky trajner futet te kategoria e shoferit të keq.

“The Sun” shkruan se pasqyrat e makinave që ka drejtuar Guardiola, asnjëherë nuk e kanë shumë të gjatë kohën për të qendruar ashtu siç blihen nga kompania. Ndërsa kur vjen puna për të shkatërruar, duhet ta nisim me një Mercedes GLE që vlen 80 mijë paund, Range Rover me vlerë 150 mijë paund, Bentley GTXZ2700 me vlerë 200 mijë paundë dhe Mini Cooper që kushton 30 mijë paund. Të gjitha këto janë veprat e Guardiolës që i ka shkatërruar si shofer. Në këtë rast, e vetmja gjë që mund të thuhet, është që sa mirë që ky njeri nuk drejton ekipin ashtu siç drejton makinën. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.