CoVid-19

Shpresë nga Spitali Infektiv, pacienti i shëruar nga CoVid-19 niset drejtë shtëpisë

I shëruari i parë shqiptar nga koronavirusi pasditen e sotme ka lënë ambientet e spitalit infektiv në Tiranë ku prej disa ditësh luftoi me virusin vdekjeprurës.

Lajmin e ka dhënë kryeministri i vendit Edi Rama i cili shkruan se ai tashme do të shkojë në shtëpi për tu mbyllur për një periudhë tjetër 14 ditore nën vëzhgimin e mjekëve.

“I SHËRUARI I PARË DEL NGA SPITALI PËR T’U MBYLLUR NË SHTËPI PA DALË FARE 14 DITË, NËN VËZHGIMIN E MJEKËVE FANTASTIKË TË INFEKTIVIT”, shkruan Rama

Deri më tani në Shqipëri janë dy të shëruar ndërsa, ka edhe dy viktima nga koronavirusi. Ndërkohë numri i të prekurve ka shkuar në 76.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top