Lajme

Shqiptarët popull me imunitet ndaj koronavisusit? Teza e pabesueshme e mjekeve qe po cudit te gjithe

A kemi ne shqiptarët imunitet nga koronavirusi? Kjo është një pyetje e cila gjithmonë e më shumë po kthehet në debatin kryesor të studiuesve ku në Itali media të ndryshme ngrenë pikëpyetje.

Në Itali, ku shqiptarët përbëjnë grupin e dytë më të madh të të huajve nuk ka asnjë rast ndër shqiptarët që të jetë prekur me koronavirus.

Burime të Exit News kanë folur me Alban Beltojën, mjekun reanimator shqiptar në zonën e Lodit, epiqendrën e koronavirusit në Itali, i cili pohon se nuk ka pasur asnjë rast shqiptar në qendrën e tij dhe, në dijeninë e tij, në asnjë zonë tjetër të Italisë.

E njëjta gjë është e vërtetë edhe në Shqipëri: nuk ka asnjë rast të prekur nga koronavirusi. Kjo gjendje duket pak e mundshme teorikisht duke patur parasysh lidhjet e forta dhe shkëmbimet e shumta të përditshme mes Italisë dhe Shqipërinë—çdo ditë hyjnë në Shqipëri nga Italia rreth 3-5 mijë persona.

Mosprekja nga virusi është dukur aq e pashpjegueshme sa natyrshëm në publik është ngritur dyshimi se në Shqipëri ka të prekur nga virusi, por qeveria po fsheh ekzistencën e tyre. Këto dyshime i kemi argumentur edhe ne në një artikull të para disa ditëve.

Por kjo gjendje e pashpjegueshme mund të ketë vërtet një shpjegim shëndetësor, në dukje pak të besueshëm, por që po konsiderohet seriozisht: shqiptarët, në përgjithësi, mund të kenë imunitet ndaj koronavirusit ose mbrojtje ndaj pasojave që ai shkakton në rrugët e frymëmarrjes.

Organizata Botërore e Shëndetësisë është duke e shqyrtuar këtë hipotezë, sikurse kemi informuar këtu.

Në biseda me mjekë infeksionistë, Exit News ka mësuar se hipoteza që po shqyrtohet është nëse imuniteti i fituar nga shqiptarët ndaj malarjes ofron mbrojtje edhe ndaj koronavirsuit.

Mjekë të huaj që kanë studiuar koronavirusin, kanë konstatuar se dëmet që ai sjell në organizëm janë të ngjashme me ato të malarjes, madje një mjek francez ka ngritur pretendimin, që po testohet, se edhe koronavirusi mund të jetë i ndjeshëm ndaj terapisë që përdoret për luftimin e malarjes.

Është fakt se për shkak të malarjes shqiptarët, në përgjithësi, kanë fituar ndryshime të qelizave plazmatike, pjesë e sistemit imunitar, të cilat kanë krijuar mbrojtje ndaj malarjes. Këto ndryshime janë studiuar dhe bërë publike gjërësisht nga mjeku i shquar shqiptar Prof. Dr. Ines Boletini.

A ofrojnë ndryshimet gjenetike të krijuara dhe trashëguara tek shqiptarët si pasojë e malarjes një zhvillim me fat për mbrojtjen nga koronavirusi? Kjo hipotezë, sado e pabesueshme, po hulumtohet dhe së shpejti do të kemi përgjigjen.

Ndërkohë që fakti mbetet se në mënyrë të pashpjegueshme shqiptarët mbeten të paprekur krejtësisht nga koronavirusi.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top