Talentet nga Shqipëria e Kosova po mahnisin çdo ditë e më shumë në kompeticionet e huaja. Ditën e sotme video e një vajze shqiptare nga Kosova ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Rreze Bojaxhiu konkurroi në “The Voice kids” në Gjermani me një pjesë nga opera “Nessin Dorma”.
Rreze e la pa fjalë jurinë me interpretimin e saj dhe zërin brilant.
Të gjithë anëtarët e jurisë kthyen karriget me dëshirën për ta pasur në ekip vajzën me prejardhje nga Kosova.