Ka shkuar në 17 numri i vik timave nga koronavirusi në Itali, ndërsa numri i të infektuar ka arritur në 650.
Kjo situatë ka bërë që autoritetet italiane të shpallin gjendjen e emergjencës, ku qindra biznese, shkolla, institucione janë mbyllur, si dhe janë pezulluar edhe aktivitete të tjera, përfshirë këtu edhe disa ndeshje të Serie A.
Emigrantë të shumtë shqiptarë, që jetojnë e punojnë në Itali, kanë dërguar mesazhe në redaksinë e JOQ Albania, të shoqëruara me foto e video, që pasqyrojnë situatën dramatike me të cilën po përballet shteti fqinj, pas shpërthimit të virusit vde kjeprurës kinez.
Së fundmi, një emigrante shqiptare ka dërguar një video nga qyteti i Piacenza-s, në veri të Italisë.
Ajo ka filmuar rrugët e boshatisura të qytetit teksa udhëton me makinë, ku mund të shihen vetëm 2-3 persona pranë qendrës, ndërsa në rrugët e tjera nuk gjen këmbë njeriu.
Po ashtu, edhe makinat që qarkullojnë nuk janë më tepër se dy ose tre, përfshirë edhe një ambulancë.
Videoja është filmuar mbrëmjen e sotme në një qytet, i cili ka mbi 100 mijë banorë.
Mesazhi i plotë:
Prsh JOQ, kjo esht Piacenza ne ditet kur na ka friksuar Koronavirus. Ndryshe nga netet e tjera. Videon e kam filmuar mbremjen e sotme.