“Bashkëshortja ime është opozita ime më e fortë. Falë saj, nuk kam qenë kurrë vetëm, realisht!”
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në Kongresin Zgjedhor të Partisë Socialiste.
Gjatë fjalës së tij, si rrallë herë, Rama foli për bashkëshorten e tij, Linda Rama, duke e quajtuar atë “opozita ime më e fortë”.
“Falë Lindës shtëpia jonë është antisizmike. Bashkëshortja ime është opozita ime më e fortë. Falë saj, nuk kam qenë kurrë vetëm, realisht!
Lindës i është dashur edhe të përballojë baltën e mëhallës, por ky është çmimi i lartë që duhet të paguhet kur vendos të merresh me politikë në këtë vend.
Na ra hisja të kemi llojin më të ulët të konkurrentëve.
Jam i frymëzuar nga ajo që tha Besa (Ministrja e Arsimit Besa Shahini) për futjen e teksteve të detyruara feministe nëpër shkolla, por nga e thëna në të bërë në mes janë burrat, jo deti”, deklaroi Rama.