Hudhra është një ndër perimet më të dobishme e cila njihet tashmë për vetitë e saj kurative. E përdorur së tepërmi në kuzhinë, ajo mund të shërbejë edhe si një instrument për të rënë në peshë në një kohë shumë më të shkurtër nga sa mendoni. Në 1858 Louis Pasteur studio përbërësit antibiotikë të hudhrës.
Dr. Albert Schweitzer e përdori atë në mënyrë efektive për të trajtimin e kolerës, tifos dhe dizenterisë në Afrikë në vitin 1950. U përdor gjatë dy luftërave botërore për trajtimin e plagëve në mungesë të antibiotikëve.
Shumë njerëz e urrejnë atë vetëm për shkak të aromës së rëndë që ajo ka. Por, kjo mund të reduktohet duke e përdorur atë të pjekur. Përsa i përket përdorimit të saj në eliminimin e kileve të tepërta dhe në hollimin e belit, duhet ta përdorni në këtë mënyrë.
Përbërësit:
3 gota ujë.
1 lugë gjelle kanellë.
3 thelpinj hudhër.
Përgatitja dhe përdorimi:
Vloni ujin në një enë dhe shtoni në të hudhrat e grira. Hidhni edhe kanellën dhe përziejini mirë. Largojeni përzierjen nga zjarri dhe lëreni mënjanë të ftohet. Pijeni atë gjatë gjithë ditës.
Përdoreni këtë trajtim për 3 ditë rresht nëse dëshironi të keni një bel perfekt në vetëm pak kohë.
Shënim: Nëse dëshironi të reduktoni aromën e hudhrës, përdorni pak majdanoz pas konsumimit të përzierjes me hudhra.