I shoqi i ministres Elisa Spiropalit, Salarjon Totaj ka marrë së fundmi një post me rëndësi. Sipas asaj që shkruan ‘’bold news’’ ai ka marrë postin e Drejtorit të Shërbimeve Mbështetëse në Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST), të drejtuar nga Skerdi Drenova.
Shpesh herë ndaj Salarjon Totaj janë bërë akuza se u jepte tendera kompanisë së kunatit të tij. Kujtojmë këtu se Skerdi Drenova ka qenë ish-vartës i Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës.
Dihet se Veliaj dhe Spiropali njihen prej kohësh. Ata kanë qenë bashkë edhe në organizatën ‘’Mjaft’’. Disa ditë më parë u raportua se edhe bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa ka nisur punë pranë OST-së.
Drenova e ka emëruar gruan e Veliajt si “këshilltare të jashtme”. Prej 5 muajsh, ajo paguhet me një pagë mujore rreth 1.3 milionë lekë dhe është e angazhuar pranë OST-së me orar të reduktuar.
Mesa duket ish-vartësi i Veliajt Skerdi Drenova paska një zemër të madhe për të punësuar burrat dhe gratë e miqëve të tij.