Lajme

S’kishte para të paguante qiranë/ Familjen e shqiptarit nga Kosova e nxjerrin në rrugë

Posted on

Edhe në Kosovë gjendja paraqitet e rënduar prej Covid-19. Edhe aty shqiptarët kanë probleme ekonomike.

Familja Lajqi nga Peja është nxjerrë jashtë nga shtëpia, ku jetonin me qira pasi nuk kishin mundësi ekonomike për të ta paguar.

Pasi Shqiprim Lajqi nuk pagoi qiranë, sepse nuk kishte para pronari i shtëpisë ku jetonin i nxorri jashtë. Ai ka thënë për ‘RTV Dukagjini’:

Pronari më ka dërgua mesazh në viber duke më kërkuar t’ia lirojë pronën. Për shkak se nuk ja kam paguar për dy muaj banesën ai më ka lajmëruar në polici dhe prokurori. Jetoj me dy fëmijë dhe me gruan. Nuk kam të ardhura tjera, vetëm asistencën sociale.

Lajmi i mirë është se disa shqiptarë të tjerë të Kosovës i kanë dhënë ndihmë Shqiprim Lajqit dhe bashkë me familjen e tij, ai do të jetojë në një shtëpi tjetër për një muaj.

Po ashtu edhe në Kosovë vazhdojnë thirrjet për të qëndruar në shtëpi, për të respektuar higjenën personale dhe distancimin social.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte