Ushqime

Sot do t’iu prezantoj me dieten time ekzakte qe me ndihmoi te humbas plot 54 kg

Më parë: 129 kilogram .Pas dietës: 75 kilogram. Para se të vendosja të humbisja peshë kisha një jetë shumë aktive. Luaja basketboll në gjimnaz dhe do bëja ushtrime cardio gjatë javës.

Por në kontrast të gjithë kësaj dieta ime ushqimore linte për të dëshiruar. Kontrolli i vakteve dhe i porcioneve ishte dobësia ime më e madhe, dhe pikërisht kjo gjë më çoi në mbipeshë.

Gjatë kësaj kohe isha gjithashtu dhe në një gjëndje të keqe psikologjike, sepse vuaja nga deoresioni dhe ankthi për shkak të mbipeshës sime dhe kjo gjë më shtynte që të haja akoma dhe më shumë.

Ndryshimi

Fillova të kisha kujdes se çfarë konsumoja dhe ndoqa një dietë ku theksi vihej te porcioni i ushqimeve. Javën e parë ndihesha e uritur gjatë gjithë kohës sepse porcionet ishin shumë ndryshe nga ato që unë isha mësuar.

Gjithashtu u interesova më shumë për kualitetin e ushqimit që konsumoja. Më parë nuk e dija si të balancoja proteinat dhe karboidratet por ishte diçka të cilën e mësova me kalimin e kohës.

Këshilla e vetme që unë kam për të gjithë ata që duan të humbasin peshë është që të kuptojnë ze. mrën dhe të gjejnë se çfarë ka më shumë rëndësi, dhe përdoreni këtë gjë t’ju bëjë të ecni para dhe të arrini qëllimet tuaja.

Nëse e mendoni këtë proçes si një akt vet-dashurie, do e bëjë të gjithë këtë eksperiencë shumë më pozitive.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top