Lajme

Susan Miller: Si do të jetë 2020-a me pak fjalë për secilën shenjë

Teksa prisni që Susan Miller të publikojë horoskopin vjetor, mjaftohuni me këto parashikime të shkurtra që astrologia i publikoi në Instagramin e saj.

Dashi

2020-a i përket karrierë, që është e ngarkuar me energji. Fokusohuni te puna dhe do të keni shumë sukses.

Demi

Këtë vit duhet të organizoni patjetër udhëtimin e largët që keni pasur ëndërr gjithmonë. Do t’ju ndryshojë jetën. Gjithashtu, do të keni fat në botimin e diçkaje dhe në shkollë.

Binjakët

Këtë vit do të fitoni shumë para. Do të paguheni me blloqe dhe jo rregullisht, prandaj ju duhet një financier që të kujdeset për këtë aspekt.

Gaforrja

Shanset janë të larta që këtë vit të martoheni ose të fejoheni. Nëse jeni të martuar, do të keni marrëdhënie të shkëlqyer me partnerin.

Luani

Do t’ju ngarkojnë detyrat që duan të gjithë të realizojnë. Do t’i realizoni me sukses dhe si rrjedhim, do të ngriheni në detyrë. Gjithashtu, shëndeti dhe fitnesi janë aspekte fatlume.

Virgjëresha

Këtë vit bëni mirë të bini në dashuri. Nëse jeni të dashuruar, thjesht do të afroheni më shumë dhe do ta njihni njëri-tjetrin më mirë. Gjithashtu, është vit i mbarë për t’u bërë me fëmijë. Nëse jeni duke u përpjekur, do të keni fat.

Peshorja

Këtë vit fokusohuni te pronat e paluajtshme, qoftë për të blerë, dhënë apo marrë me qira. Do të ketë mundësi fantastike.

Akrepi

Ky vit i dedikohet komunikimit. Keni një ide për një libër, për një skenar, një podcast? Thjesht filloni. Nëse ndjeni se ju duhet ndihmë, futuni në kurs.

Shigjetari

Ky do të jetë një vit i jashtëzakonshëm. Vitin e kaluar patët shumë mundësi dhe njohët plot njerëz. E vetmja gjë që mungonte ishin paratë, që do t’ju vijnë këtë vit. Do t’ju pëlqejnë shifrat.

Bricjapi

Jeni i preferuari i qiellit. Mundësi, udhëtime, shëndet dhe para do të vijnë drejt jush. Keni kaluar ditë të vështira përgjatë dy viteve të fundit, por e tanishmja është shumë ndryshe.

Ujori

2020-n duhet ta kaloni duke gjetur çfarë ju bën të lumtur. Çfarë nuk ju bën të lumtur, largojeni nga vetja. Vitin tjetër hyni në vitin e smeraldë dhe universi do t’ju japë çfarë t’ju dojë zemra.

Peshqit

Çfarë viti i mrekullueshëm për miqësitë. 2020-a do t’ju njohë edhe me më shumë njerëz dhe njëri prej tyre mund t’ju pëlqejë për më shumë se shok. Kështu që, bëni mirë të dilni nga shtëpia.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top