Lajme

Sytë te barku: Klea Huta fotografohet gjatë pritjes së ëmbël

Posted on

Para pak kohësh u bë e ditur se moderatorja bukuroshe Klea Huta është në pritje të ëmbël. Ajo dhe bashkëshorti, Elgit Doda, do të bëhen prindër për herë të parë me një djalë.

Moderatorja është treguar shumë e rezervuar për këtë periudhë të ëmbël dhe të gjithë janë kuriozë ta shohin me barkun e rrumbullakosur. Së fundmi ajo ka publikuar në profilin e saj të Instagramit një foto ku shihet e mbështetur në karrige dhe e veshur me një bluzë të gjerë.

Ndonëse Klea e ka fshehur barkun, të gjithë sytë janë drejtuar te ajo. Çifti po tregohet shumë diskret përsa i përket pritjes së ëmbël dhe ende nuk kanë deklaruar asgjë publikisht. Megjithatë para pak ditësh Klea publikoi një foto nga një dyqan me rroba fëmijësh, te sektori i djemve.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte