Lajme
‘Të dua përgjithmonë’, e dashura e re e Robert Berishës del haptazi
Vitin e kaluar, pasi Roberti u nda nga Nora, u përfol se ai kishte nisur një lidhje të re me një modele bukuroshe të quajtur Xhesika Kadiu. Madje dyshja u fotografuan bashkë gjatë pushimeve në Turqi. Mirëpo Roberti e mohoi lidhjen duke u shprehur se vazhdon të jetë beqar pas ndarjes. Ndërsa Xhesika ka deklaruar sot se ata kanë qenë të lidhur.
Madje modelja shprehet se dëshiron që ata të rikthehen. Në deklaratën e saj Xhesi lë të kuptohet se arsyeja e ndarjes mes tyre ishte fakti që Roberti nuk e deklaronte lidhjen, por e mbante sekret.
“Po, është e vërtetë që kam qenë në lidhje me Robert Berishëm. Nuk e kuptoj pse gjërat duhet fshehur thua se po bëjmë kr im. Personalisht mendoj që ka një dallim të madh mes të mbajturit një gjë private dhe të mbajturit një gjë sekret. Jam totalisht dakord që lidhja të mbahet private, po nuk mund të qëndroj në lidhje me dikë që më mban sekret. Njerëzit gjithnjë do të paragjykojnë dhe të kërkojnë dikë për të fajësuar. Është diçka që nuk mund të ndalet. Fytyrat publike harrojnë që edhe ata janë njerëz, kanë nevojë për dashuri dhe bëjnë gabime si çdo kush tjetër. Ne kemi një jetë për të jetuar. E nesërmja nuk na premtohet, kështu që unë nuk mund të jetoj një gënjeshtër. Ndoshta jam gabim për këtë por nuk më bëhet vonë. Ne të gjithë mësojmë nga gabimet tona. Jam kjo që jam dhe nuk kam asgjë për të fshehur. Robert, të falenderoj shumë për gjithçka që me kë dhënë këtë vit që shkoi, dhe do doja që gjërat të ishin ndryshe për ne. Ky stil jete shkatërron shumë gjëra të mëdha dhe kënaqësi të jetës. Shpresoj që një ditë gjërat do të ndryshojnë dhe ne mund të jemi bashkë përsëri. Edhe nëse nuk do të jemi, përsëri dëshiroj më të mirën për ty. Të dua tani dhe përgjithmonë.”