Lajme

Të rinjtë në Gjermani/ Në Shqipëri po vjen krah i lirë pune, nigeriani: S’e dija ku i binte në hartë

Vitet e fundit shqiptarët janë larguar në masë nga vendi. Fillimisht u tha se nëse ky fenomen vazhdonte Shqipëria rrez ikonte të mbetjej pa krah pune.

Pasojat e largimit në masë të shqiptarëve kanë nisur të duken. Një krah i lirë pune ka nisur të vijë në Shqipëri.

Shumë kompani shqiptare kanë nisur të shikojnë nga tregu afrikan, për të tërhequr krah pune në Shqipëri. E në fakt punëtorët e parë afrikanë kanë nisur të vinë në Shqipëri.

Dy prej tyre janë Kenneth Egesi dhe Izu. Ata do të punojnë në Shqipëri me një pagë prej 300 eurosh me ushqim dhe fjetje të paguar. Ty dy janë nga Nigeria.

Kenneth Egesi ka thënë:

Fatmirësisht dëgjova diku që mund të punoj në Shqipëri, aplikova nëpërmjet agjencisë për t’i bërë gjërat më të thjeshta. Kemi fjetjen dhe ushqimin e përfshirë, gjithashtu edhe taksitë për të lëvizur në qytet falas.
Kurse Izu ka thënë:

Kur dëgjova fillimisht për Shqipërinë nuk e dija as ku i binte në hartë, por kur erdha këtu pashë se ishte shumë mirë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top