Largimi në masë i të rinjëve shqiptarë është kthyer në një problem mjaft shqetësues. Aq sa rr ezikon që vendi të ngelet pa krah pune.
Dhe problemet prej këtij fenomeni kanë nisur në fakt. Në një takim të përvitshëme të Shoqatës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri, është shprehur se vendi ynë nuk është një vend ku mund të investohet.
Kjo sepse klima për investime është e papërshtashme. Presidentja e shoqatës DIHA ka thënë:
Emigrimi i vazhdueshëm i forcave të kualifikuara të punës, mbetet një problem shumë i rëndësishëm i kompanive anëtare të DIHA-s. DIHA është e gatshme të bashkëpunojë me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe atë të Arsimit, për të gjetur mënyra që shqiptarët të mund të shohin të ardhmen e tyre profesionale brenda Shqipërisë. Investimet në fushën e infrastrukturës, veçanërisht në rehabilitimin dhe ndërtimin e linjës hekurudhore Durrës-Rinas-Tiranë si dhe ndërtimi i mëtejshëm i rrugëve do të përmirësojë sistemin e transportit publik dhe do të pakësojë ndotjen e mjedisit.’’
Kurse ambasadori gjerman Peter Zingraf u shpreh se qeveritarët shqiptarë për vitin 2020 duhet të vazhdojnë në rrugën e reformave dhe të marrin seriozisht shqetësimet e komunitetit të biznesit.