Një tërmet sapo është regjistruar në pjesën veriore të Greqisë.
Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga EMSC, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.6, ndërsa epiqendra e tij ka qenë 48 km në jugperëndim të Janinës.
Thellësia fokale e tërmetit ka qenë 5 km, ndërsa lëkundjet janë regjistruar në orën 22:38.
Disa qytetarë kanë raportuar në JOQ Albania se lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetin e Sarandës.
Ende nuk ka të dhëna për dëme materiale apo në njerëz.