Mendohej se marrëdhënia e tyre pas ndarjes po shkonte si mos më mirë, por dje Mozzik na tregoi të kundërtën. Reperi deklaroi se Loredana po gënjen dhe po vikt imizohet. Shpërthimi i reperit erdhi si pasojë e intervistës së fundit të Loredanës e cila në emisionin “NIN” u shpreh se ata nuk kanë patur arsye për t’u ndarë, por kanë qenë të dy shumë të st resuar.
“Ti je ‘nënë’ e një nëne nuk i ka hije të gënjejë sepse është ligësi. Atë engjëllin e vogël mos e përdor për t’u vik timizuar. Çdo herë po të shpëton Hana nga ngjarjet e fundit. Dashuria nuk njeh pare, famë, muzikë, por ja që te ti njeh, sepse je shumë e re në këtë lamijë. E ti shumë e mirë e di, njerëzit e tu e dinë, cilat janë arsyet që unë jam larguar nga ti, e asnjëra nuk ishte nga ato që kishe cekur në intervistë. Rrafsh tre vite gati isha për ty si në të mirë e në të keq. Dhe do të isha ende, po të mos e bëje bërllog ti”, shkruante Mozzik ndër të tjera.
Sot Loredana ka reaguar me një postim që tërthorazi duket si përgjigje ndaj Mozzikut. Loredana ka postuar një fjalim të Oprah Winfrey e cila flet për njerëzit që nuk i gëzohen suksese të të tjerëve.
“Njerëzit nuk të pëlqejnë gjithmonë, ata nuk janë të lumtur për ty. Dhe nëse e rrethon veten me njerëz që nuk janë mësuar me suksesin tënd, ata frikësohen, sepse reflekton ndaj tyre diçka që nuk e njohin. Njerëzit që duan më të mirën për ty, duan që ti të bësh më të mirën”, shprehet në deklaratën e saj Winfrey.