Lajme

‘Thonin që ngela shtatzënë pa u martuar’, Songyli rrëfen nga njohja me burrin tek lindja e djalit

Një nga telenovelat më të suksesshme që transmetohet aktualisht në TV Klan është “Lule të vetmuara”. Kjo telenovelë turke tregon historinë e disa vajzave jetime dhe njëra prej tyre është “Songyli”, rol të cilin e luan aktorja Gokçe Akjëlldëz. Ajo është 27 vjeç, e martuar dhe nënë. Në një intervistë për mediat turke, aktorja ka rrëfyer që nga njohja me bashkëshortin, martesa, thashethemet e njerëzve e deri tek lindja e djalit.

“Me bashkëshortin u njoha në xhirimet e telenovelës. Bashkëshorti im punon si teknik zëri. Kemi punuar bashkë për 3 sezone. Ishte dashuri me shikim të parë, e pëlqenim shumë njëri-tjetrin, por hapin drejt lidhjes e morëm në sezonin e dytë”

“U fejuam pas 2 muajsh dhe u martuam 7 muaj më vonë. Më pas djali ynë erdhi në jetë. Kishte nga ata që thonin ‘Ajo ngeli shtatzënë para se të martohej’. Por në fakt ne e morëm vesh lajmin e ëmbël pas muajit të mjaltit. Kur u kthyem shkuam për vizitë tek doktori dhe ai tha që do bëhemi me fëmijë”, tregon Songyl, transmeton xing.al

“U surprizuam! Mendonim që ishte herët për ne sepse sapo ishim martuar. Por na doli shumë mirë. Punova deri në muajin e fundit të shtatzënisë dhe më pas telenovela përfundoi. Pas përfundimit të telenovelës, i kam kushtuar kohën djalit dhe biznesit tim, një lokali ku shërbehet çokollatë”, ka treguar Songyli./Xing.al

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top