Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e djeshme Mirditën. Motër e vëlla u që lluan për vd ekje, vetëm pak pasi kishin dalë nga makina.
Fatmir Koleci vr au ish-bashkëshorten Esmeralda Filopati 36-vjeçe dhe vëllain e saj Vledison Filopatin, 34-vjeç.
Ngjarja e rëndë, pothuajse ishte e lajmëruar pasi Koleci ka ushtruar dhunë vazhdimisht ndaj Esmeraldës në kohën kur ata kanë qenë të martuar.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar dhe Dom Gjergj Meta.
Përmes një postimi në Facebook, ai prek zemrat e të gjithëve, teksa përmend largimin nga jeta të dy prindërve që lanë fëmijët pas.
Shkrimi i plotë i Dom Gjergjit:
Tis gri në Rrëshen…
Një tis gri, bashkë me mjegullën e përhershme, ka rënë sot në mëngjes mbi Rrëshen. Mbrëmë do krisma ia rrëmbyen dy jetë të reja këtij qyteti. Tre vajza të vogla mbrëmë fjetën pa nanën e tyre. Dy prindërve mbrëmë ia vr anë bamin e barkut. Vledisonit dhe Esmeraldës, vëlla e motër, mbrëmë iu mor fryma e fundit në oborr të shtëpisë në Sme. Qyteti ra në zi dhe heshti. Ah sa dhimbje! Çfarë kobi!
Aty-këtu nën zë dëgjohet: “Kush? Si? Qysh? Tek?” Vetëm psherëtima. Të gjithë ngrenë supet. E kupton edhe ti vetë se pyetjet e përgjigjet janë thjesht rutinë, kureshtje, por pa asnjë dobi. Sot dheu do të përpijë trupat e dy të rinjve. Hapen dyert e mortit për to e hapet një shteg i errët për tre vajzat jetime.
Nis i njëjti ritual si këtu e qindra e ndoshta mijëra vjet më parë:
– Zoti ju dhashtë kyvet!
– Kyvet paç!
Skena është e njëjtë. Te kryet e dy kufomave ndodhen gratë kryembuluar me veshje të zeza e vajtorja, kurse në oborr burrat që presin e përcjellin.
Si t’ua shpjegosh vajzave të vogla tani që mbrëmjeve nuk do ta shohin më nanën e tyre që vjen nga puna e që në mëngjes i çon për te shkolla? Kushedi si do shkruhet tash e mbrapa fati i tyre. E më keq akoma si t’ua shpjegosh se personi i dyshuar për vr asjen e nënës së tyre është pikërisht…?
U tronditëm përsëri! Si kemi arritur deri këtu? Çfarë po ndodh me ne?
A mos ndoshta pse vr amë ato fjalë hynore: “Ju është thënë “mos vr it”. Unë po ju them kushdo zemërohet me vëllanë e tij do të jetë përgjegjës para gjyqit…” ?
Apo kemi vr arë ato pak vlera që në dukje të vrazhda, mbanin dikur një shoqëri në kohezion: “Nuk që llohet mbi gra e fmijë!”
“Burri nuk vr itet kur është i shoqëruar me gra e fëmijë”?
Apo jemi duke vr arë edhe çdolloj ligji civil apo penal?
Apo mbi të gjitha kemi vr arë kodin njerëzor të jetës?
Kaosi ka shpërfytyruar çdo kod të vjetër a të ri, kanunor apo kontinental, të shenjtë apo profan. Diçka nuk shkon në shoqërinë tonë. Jeta ka vlerë sa hunda ime. Përtej saj ajo mund të dhunohet, gjymtohet dhe vr itet. Kemi rënë shumë poshtë moralisht si shoqëri. E kemi përgjegjësi të gjithë.
Sot ne katolikët kemi të Mërkurën e Përhime, nisim kreshmen, kohë pendese, keqardhje për mëkatet e kthimi të zemrës kah Zoti. Mbi krye marrim hinin që ka dalë nga zjarr i druve.
Nuk kishte si të niste më gri e më trishtë kjo kreshme për ne këtu në Rrëshen.
Por sot më shumë se kurrë kemi nevojë, e unë ju ftoj sot pasdite në Katedrale në orën 16.00, që t’i lutemi Zotit për Rrëshenin tonë, për familjet tona, të rinjtë e të rejat tona e për shpirtin e Esmeraldës dhe Vledisonit.
Kemi nevojë të bëhemi tok kundër të keqes e të mos e lëmë veten pre e dëshpërimit, por me besim, shpresë e dashuri të ngulim këmbë në rrugëtimin tonë për një shoqëri më të mirë, për një Rrëshen të paqtë me Zotin në zemër!